Maqedoni
Arsim, Janevska: Mbyllen 5 institute private shkencore
27.12.2024 14:59
Ka filluar mbikëqyrja e paralajmëruar e universiteteve...

Ka filluar mbikëqyrja e paralajmëruar e universiteteve. Pesë institute private shkencore janë mbyllur, të cilat nuk kanë punuar me vite dhe nuk i kanë përmbushur obligimet ligjore. Edhe tek 15 institute të tjera janë konstatuar parregullsi që kanë afat prej 3 muajve që t’i përmirësojnë parregullsitë, ndërsa pritet të mbyllen edhe 10 prej tyre. Kështu informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo njëherit njoftoi se vetëm 2 nga këto institute i plotësojnë kushtet ligjore që të zhvillojnë veprimtari shkencore. Gjatë këtij inspektimi, Janevska njoftoi se ka pasur kërcënime ndaj Komisionit Mbikëqyrës.
“Vlerësimi im, i lirë në bazë të procesverbaleve që i lexova se të paktën 10 prej tyre do të mbyllen. Kjo për arsye se parregullsitë që janë bërë nuk mendoj se do të mund t’i plotësojnë, por nëse i plotësojnë është në rregull. Ka ndodhur që ndaj të punësuarve në ministri të cilët kanë vepruar në bazë të urdhrit tim kanë qenë në mbikëqyrje t'u kërcënohen në mënyrë të vrazhdë dhe serioze. Kësaj radhe i paralajmëroj se kjo sjellje është e paedukatë, joetike dhe nuk është në pajtueshmëri me kornizat e respektimit të institucioneve të shtetit, ndërsa radhës tjetër theksoj se me siguri do të paraqiten deri tek institucionet që më tej do të duhet ta kryejnë procedurën.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Edhe tek një numër i caktuar i fakulteteve janë konstatuar parregullsi dhe mosveprim në bazë të vendimeve dhe shkresave të Inspektoratit Shtetëror për Arsim. Njoftoi se edhe përskaj punës së rënduar nuk do të dorëzohen, por do të vazhdojnë inspektimin deri në fund.
FLORIJE KAMBERI
