Maqedoni

Përfaqësimi etnik në institucionet shtetërore, Minçev: Po punohet, angazhohemi për ligj cilësor

27.12.2024 15:10

Grupi i punës në Qeveri po punon në sjelljen e vendimit për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike në institucionet shtetërore....

Grupi i punës në Qeveri po punon në sjelljen e vendimit për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike në institucionet shtetërore. Sipas ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, korniza në fjalë kërkon kujdes në mënyrë që të mos ndeshet me kushtetutshmërinë dhe të jetë jashtë interesave politike dhe partiake. Ministri Minçev sqaron rrugëtimin kah duhet të kalojë Ligji. Edhe njëherë potencon se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike është kategori kushtetuese  që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
 
“Këtë duhet ta bëjnë ekspertët nga fusha e Kushtetutës dhe ai grup pune ekziston në Qeveri dhe punojnë aktivisht për këtë vendim. Nuk është me rëndësi se kur do të jetë gati ai vendim, por duhet të jetë përmbajtësor, cilësor dhe para së gjithash afatgjatë. Faza e dytë, respektivisht implementimi është shumë më me rëndësi se korniza kohore se kur do të miratohet. Kur të ketë draft-propzim ligjor të tillë, ai duhet të dorëzohet në Komisionin e Venedikut, të marrim vendim pozitiv dhe më pas ta fillojmë procesin për miratimin e atij vendimi.”, - deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
 
Reformat në administratë publike, Minçev: Propozojmë katër ligje efikase
 
Ministri Minçev shpalosi edhe një pako prej katër ligjesh që çojnë në realizimin e reformave komfor standardeve të Bashkimit Evropian. Ligjet lidhen me punësimin  në administratë publike, për nëpunësit administrativ, ligjin për zhvillim profesional  dhe trajnim për nëpunësit administrativ, si dhe me inspektimin mbikëqyrës. Minçevi numëron përfitimet e pakos që do t’ia propozojë Qeverisë në afat të shkurtër.
 
“Departizimi i  administratës publike, i vëmë fund praktikave të ndikimit politik mbi punën dhe funksionimin e institucioneve. Punësimi do të bazohet gjithashtu mbi meritat, kompetencat, profesionalizmin, që do të thotë, fund i klientelizmit dhe interesave partiake. E dyta, procedura objektive dhe transparente gjatë punësimit.”, - theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
 
Me këto ligje, ministri i resorit konsiston në uljen e pozitave funksionare, buxhet më racional, punësimin e kandidatëve me konkurrencë lojale, avancimin e nëpunësve, si dhe rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Të gjitha këto reforma vijnë si kërkesë e rrugës eurointegruese, si dhe nga insistimi qeveritar për administratë publike më efikase, përfundon ministri, Minçev.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU