Mjet shpërthyes aktivizohet para selisë së BDI-së në Tetovë
04.05.2015 10:15
Mjet i panjohur shpërthyes është aktivizuar me gjuajtje në afërsi në selinë e BDI-së, në Reçicë të Vogël, ka njoftuar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski...

Në polici, shpërthimi është lajmëruar në orën 21 e 50 minuta, me ç’rast ekipi i SPB-Tetovë ka dalë në terren.
Gjatë ekspertizës së parë është konstatuar se aktivizimi i mjetit shpërthyes me siguri është bërë pas gjuajtjes.
Nga SPB-Tetovë, gjithashtu njoftojnë se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale në objekt, përveç në rrugë, ku është formuar krater. Organet kompetente punojnë në zbulimin e motiveve dhe të kryerësve të aktit.
