Përfundoi drama për tursitët e Maqedonisë në Stamboll
04.05.2015 10:45
Pas 12 orë pritje mbi 400 shtetas të Maqedonisë të cilët kishin mbetur në Stamboll më në fund janë kthyer në Maqedoni...

Pasi agjencia turistike e kishte paguar borxhin prej 14.000 euro për qëndrimin në hotel, të gjithëve iu ishin kthyer pasaportat dhe ata janë rrugës për në shtëpi.
Organizator i këtij turi për festat e majit ka qenë agjencia turistike “Jupiter”. Turistëve nuk iu janë dhënë pasaportat nga drejtuesit e hoteleve “Sevcan” dhe “Larion” deri sa nuk janë paguar të gjitha faturat nga agjencia “Jupiter”. Në të gjithë këtë punë janë përfshirë policia e Stambollit dhe konsullati i Maqedonisë në Stamboll.
