SHFK “Vëllezerit Milladinov” – Strugë, kërkohet një paralele shtesë
Shkolla Fillore "Vëllëzerit Milladinov" në Strugë...

Shkolla Fillore "Vëllëzerit Milladinov" në Strugë ka ngritur shqetësim ndaj Ministrit të Arsimit për mospërgjigjen e kërkesës për hapjen e një paraleleje shtesë për vitin shkollor 2024-2025.
“Për sa u perket sfidave, që po kalon shkolla jonë 2024 - 2025 me institucionet përkatëse, realisht me Ministrinë e Arsimit, që të bashkëpunoj dhe të mbështesin të paktën kërkesën që i kemi bërë ne si shkollë, hapjen e një paralele shtesë.” – tha Drejtoresha e Shkolles Fillore “Vëllezerit Milladinov”, Albana Zhuta.
Ata theksojnë se kërkesa për hapjen e një paraleleje shtesë është e bazuar në ligj, pasi Komuna dhe Këshilli Komunal e kanë miratuar këtë çështje.
Për më tepër, Drejtoresha e shkollës thekson se kapaciteti i klasave është jashtëzakonisht i lartë, duke krijuar kushte të papërshtatshme për mësim.
“Me ligj na përket, komuna dhe këshilli komunal e kanë miratuar këtë çështje. Kapaciteti i klasave është jashtëzakonisht i madh, gjë që vështirëson procesin mësimor. Vështirëson edhe faktin e përshtatshmërisë të fëmijëve, duhet të kemi parasysh se në këtë gjeneratë ka fëmijë të cilët kanë nevoja të veçanta, edhe puna me ata është jashëzakonisht specifike dhe duhet të jetë me një qasje tjetër.” – shprehet Drejtoresha e Shkolles Fillore “Vëllezerit Milladinov”, Albana Zhuta.
Kjo ka shkaktuar shqetësim te drejtuesit e shkollës si dhe tek prindërit, të cilët kërkojnë që të meret një vendim i shpejtë për të lejuar hapjen e paraleles shtesë.
“Ne kemi bërë disa kërkesa, e kemi bërë në muajin shtator, pastaj e kemi rinovuar kërkesën, por përgjigje nuk na ka ardhur” – deklaroi Drejtoresha e Shkolles Fillore “Vëllezerit Milladinov”, Albana Zhuta.
Prindërit të cilët nuk deshën të prononcohen për MTV2, theksuan se Ministria e Arsimit po i mban pezull dhe se nuk po jep miratimin për hapjen e një paraleleje shtesë. Ata shprehën shqetësimin, nëse kjo situatë vazhdon, ata do të detyrohen të dalin në protesta për të kërkuar zgjidhje për këtë çështje.
