Kërçovë: U ndanë çmimet “Votra” - 2024

28.12.2024 18:11

Shoqata “Votra” në bashkëpunim me komunën e Kërçovës...

Shoqata “Votra” në bashkëpunim me komunën e Kërçovës, mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë,  ndau çmimet për arritjet kulmore gjatlë vitit 2024, ndërsa çmimin “Personalitet i vitit 2024” e fitoi kampioni evropian në PFL Florim Zendeli, të cilit kreu i Kërçovës Fatmir Dehari, i ndau atij edhe Mirënjohjen për merita të veçanta në fushën e sportit.

Në një eveniment të mbështetur nga komuna e Kërçovës, dhe në praninë e shumë mërgimtarëve që këto ditë të fundvitit ndodhen për pushime në vendlindje, shoqata Votra, ndau çmimet për arritje dhe suksese të shënuara gjatë vitit 2024.

Fitues të çmimeve në fushën e këngës dhe sportit u shpallën Isra Elmazi, karateistët Nuredin Dervishi dhe Blerina Zendeli, mbreti i golave Besart Ibraimi dhe KV për femra Uskana.

Çmimi për veprimtari të suksesshme mediale iu nda portalit Uskana Net, ndërsa gazetare e vitit u shpallë Salie Sadiku, korespondete e TV 21 nga Kërçova.

Fituese e çmimit për prezentimin e këngës kërçovare në Diasporë, u shpallë Oda kërçovare që vepron në Zvicër, ndërsa çmimin për prezentim dinjitoz të këngës burimore kërçovare ndër shekuj e fitoi familja Dervishi.

Me çmime për veprimtari edukativo arsimore u nderuan Mazllam Osmani dhe Sadik Ahmeti, ndërsa për veprimtari të sukseshme sportive Muhamet sejdini dhe naser Gizha.

Çmimi i karrierës për shëndetsi i takoi Dr. Telat Dalipit ndërsa institucioni shëndetsor i vitit u shpallë  Poliklinika Ultramed.

Me çmimin menaxhes të suksesshmëm u dekoruan Leonora Imeri dhe Kujtim Ibraimi, ndërsa fitues i çmimit për arritje në fushën e biznesit, u shpallë afaristi i suksesshëm kërçovar që vepron në Zvicër, Kastriot Iseni, i cili njihet edhe për investimet e tij në vendlindje.

Ndërkaq me çmimin “Personaliteti i vitit 2024” u dekorua fituesi  i kampionatit evropian në PFL Florim Zendeli, të cilit kreu i Kërçovës Fatmir Dehari, i ndau atij edhe Mirënjohjen për merita të veçanta në fushën e sportit.

Siç potencoi edhe kryetari i shoqatës Votra Naim Zenku, ndarja e këtyre çmimeve, do të shërbejë si frymëzim për punë përkushtuese të shtresave rinore drejt rrugës së suksesit. (Shaban Dalipi, TVM2)