Mungesa e fuqisë puntore, sfida e 2025, Zeqiri: Duhet gjetur një zgjidhje sistemore
Mungesa e fuqisë puntore...

Mungesa e fuqisë puntore do të jetë pengesë për bizneset edhe gjat vitit 2025 thonë nga oda ekonomike e maqedonisë veriperëndimore edhe pse aktualisht sektori privat ka nevojë për të paktën 25 mijë punëtorë në tregun e punës.
Bizneset presin rritjen e kuotës për të importuar fuqi punëtore nga jasht njëkohësisht dhe me propozimin që kërkuesit aktiv në agjencionin për punësim e janë 97 mijë të trajnohen për nevojat e tregut, pasi që në këtë pikë po rritet dhe ekonomia informale dhe po zbrazet buxheti.
“Duhet të kemi parasysh që gjitha institucionet përkatëse dhe të gjitha palët e prekura të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje sistemore. Mendoj që 97 mijë punonjës që janë kërkues aktiv të punës në agjencionin për punësim duhet sëpaku të gjinden së paku 20 mijë puntorë për sektorin privat. Duke pasur parasysh këtë fakt duhet revidohet sistemi në këtë pikë dhe më pas të gjindet një zgjidhje permanente për atë se çfarë ndodh në agjencionin për punësim dhe ata përdorues të atyre beneficioneve sociale që marrin nga shteti.” – tha Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, Durim Zeqiri.
Edhe pse paga miniale në vend nuk është më e larta në rajon, Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri, thotë se këtë gjë e determinon ekonomia e lirë dhe konkurueshmëria.
Propozon që të rriten pagat në sektorin privat dhe lëvizja e fuqisë punëtore të ndodh brenda vendit, për të mos lejuar ikjen e fuqisë puntore.
“Mendoj që këtë gjë duhet ta determinoj tregu i lrië dhe i konkurencës së lirë dhe konkurueshmëria në këtë pikë i bën mirë edhe tregut të punës, pasi që kemi lëvizje dhe dyndje të fuqisë puntore nga RMV jashtë kufijve dhe pse të mos ndodh që të kemi lëvizje të brendshme prej njërës në tjetrën kompani, dhe pse jo që të dalin nga sektori publik në atë privat.” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, Durim Zeqiri.
Ditë më parë OEMVP vlerësoi ekonominë e vendit për vitin 2024. Vërejtjet kryesore ishin, mosrealizimi i investimeve kapitale, rritja e ulët ekonomike, rritja e informalitetit dhe humbjet e mëdha të ndërrmarjeve publike.
Lëvizjet Pozitive për ekonominë e vitit 2024 kanë qenë kredia hungareze për bizneset dhe komunat, si dhe vazhdimi i ndërtimit të Koridorit 8 dhe 10d. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
