Strugë, vazhdon rritja e çmimeve të patundshmërive
Në vitin 2024, tregu i pasurive të paluatshme...

Në vitin 2024, tregu i pasurive të paluatshme ka shfaqur shqetësime të theksuara për rritjen e çmimeve dhe jostabilitetin e mundshëm të apartamenteve dhe pronave. Sipas ekspertëve të tregut, çmimet e apartamenteve kanë vijuar rritjen, duke arritur nivele të papara në disa qytete, duke e bërë më të vështirë për shumë individë dhe familje të gjejnë shtëpi të përballueshme.
“Kriza e luftës në Ukrainë ka pësuar shumë ndryshime në ekonomi si edhe në ndërtimtari. Kriza, nga 2020, çmimet janë rritur në mënyrë masovike, kostoja e ndërtimit është rritur, tek ne edhe fuqia punëtore është deficitare dhe kjo bën që çmimet dhe pagat janë ritur. Ky element bën që në Maqedoninë e Veriut, Ohër, Strugë, ku unë ndërtoj janë rritë dikund 80 deri me 100 %.” – tha Presidenti i Kompanisë “Trim&Lum”, Mendi Qyra.

Sipas Pronarit të kompanisë “Trim Lum”, çmime më të larta mban Shkupi si kryeqytet, si dhe vija e Liqenit të Ohrit. Mendohet që rritja e çmimeve të stabilizohen viteve të ardhshme.
“Normlisht çmimet nuk janë gjithkund njësoj, varen pozicionet, në Strugë dhe Ohër kanë përparsi bregu i liqenit, kurse pjesa periferike ka një rrënje të ndjeshme, në Shkup flitet se çmimet janë dyfishuar, pamarë parasysh që gjithë rajoni ka çmime më të larta se Maqedonia e Veriut, shpresoj që çmimet do stabilizohetn viteve në vijim. Me ecurinë e synuar drejt Bashkimit Europian.” – deklaroi Presidenti i Kompanisë “Trim&Lum”, Mendi Qyra.
Për Strugë dhe Ohër interesi i blerësve është rritur edhe nga të huajt që duan të kalojnë moshën e tretë në këto qytete.
“Intereset e blerësve janë më shumë te mërgimtarët, të cilët blejnë apartamente, por jo vetëm edhe pjesa tjetër e qytetit. Ka edhe të huaj të moshës së tretë të cilët duan ti kalojnë vitet në Strugë dhe Ohër, se këtu janë çmimet më të ulëta se në Perëndim, për shak të Liqenit të Ohrit.” – theksoi Mendi Qyra.
Rritjet nga viti 2020 e deri më tani në Struge, Ohër dhe Shkup, jane rritur 80% deri me 150%.
