Arratisja e ish zyrtarëve, Koceski: Hetojmë se nga dolën informacionet
Prokuroria Publike nuk ka informacione...

Prokuroria Publike nuk ka informacione për vendndodhjen e ish zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. A ka qenë arratisja e tij e ndihmuar dhe e organizuar sikurse ish zyrtarëve të tjerë, madje edhe të grupit Bellanoca, pasi ata janë arratisur para realizimit të aksioneve policore.
Prokurori shtetëror, Lupço Koceski, thotë se nga prokuroria nuk ka qarkullim të informacioneve. Koceski sqaron se po hetohen rrethanat nëse kanë dalë sekretet gjatë baskëpunimit me MPB-në por edhe policinë financiare.
“Unë si prokuror shtetëror mund t’iu garantoj se nga prokuroria publike nuk dalin kurrfarë informacionesh, pasi të gjitha procedurat parahetimore, masat për ndjekje, paraprakisht për disa muaj kanë qenë aktive dhe asnjë informacion nuk ka dalë. Aksioni është zbuluar dy gjegjësisht tre ditë para se të ndërmeret zyrtarisht ai. Andaj edhe prokuroria publike heton këtë rrethanë se cila është ‘shenja’ e ndërhyrjes në aksion.” – tha Prokurori Shtetëror, Lupço Koceski.
Policia ndalon djalin e ish zyrtarit
Kundrejt dyshimeve për zbulimin e aksioneve policore, uniformat “blu” mbrëmë kanë ndaluar djalin e një ish-zyrtari të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për siç thuhet zbulimin e një sekreti zyrtar.
Bëhet fjalë për personin me inicijale Q.B.
Sipas indikacioneve të deritanishme, personi e ka kompromituar aksionin që së fundmi është kryer në Haraçinë, duke i tërhequr vërejtjen anëtarëve të grupit të njohur “Bellanoca”.
“Personi u shoqërua dje, me ç’rast në stacion policor u realizua bisedë sa i takon veprës penale dhënie të sekretit zyrtar. Atij i është konfiskuar edhe celulari dhe në kordinim me prokurorinë është liruar”, njoftojnë nga MPB.
Prokuroria është duke punuar edhe në rastin Aditiv. Ndër të përfshirët është ish drejtori i ELEM-it, Vasko Kovaçevski.
Prokurori shtetëror Koceski thotë se për të nuk kanë kërkuar paraburgim, pasi dënimi është deri në 5 vite burg. Megjithatë ai i ka tërhequr vëmendjen MPB-së se akoma nuk iu ka dorëzuar njofitm zyrtar se Kovaçevski nuk është i pakapshëm për organet e rendit. (Meral Ismaili, TVM2)
