Tetovë, mungesë vendparkimi dhe kaos në trafik, gjobiten rreth pesë mijë shoferë, deri në nëntor

29.12.2024 16:55

Nga SPB Tetova, thonë se deri në nëntor janë dënuar mbi 4 mijë vozitës...

Edhe pse është e vendosur shenja që ky vend është i destinuar për Taxit në Tetovë, por qytetarët vazhdojnë të parkojn veturat e tyre në vendet e ndaluara. Por nuk është edhe problem vetëm i qytetarve, pasi në komunë e Tetovës ka munges të madhe të parkingjeve, prandaj qytetarët detyrohen t’i parkojnë veturat edhe aty ku është e ndaluar.

Nga SPB Tetova, thonë se deri në nëntor janë dënuar mbi 4 mijë vozitës për shak se kanë parkuar veturat e tyre në vendet e ndaluara. Ndërsa shërbimi i marimangës në Tetovë gjatë kësaj periudhe ka marr diku mbi 2800 vetura.

“Gjatë kësaj periudhe prej 01-janar deri më 30-nëntor 2024 pjestarët SPB-Tetovës, për siguri në komunikacionin rrugor kanë shqiptuar mbi 4800 gjoba për gabim parking ose keq parkim të cilat kanë qenë të parkuara kryesisht nëpër zonat e udhëkryqeve zona të vizëbardheve korsi të dyfishta, zona të gjelbërta. Ata të cilët drejpërdrejt kanë penguar janë ngritur me anë të shërbimit komunal të marimangës kështu që gjatë kësaj periudhe janë ngritur diku 2800 vetura.”, - tha Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Qytetarët thonë se s’ka parkingje të mjaftueshme, kërkojnë nga autoritet lokale të bëjnë zgjedhje.

Nuk ka shumë vende për parking, shkaku se ka shumë vetura dhe parkingjet mungojnë për aq banorë sa jemi. E ku është problemi, duhet të zgjedhin ato që janë kompetenet për këtë kaos që është bërë.” – thotë një qytetarë.

Komuna e Tetovës thotë se kanë porositur një studim fizibilititeti për zgjedhjen e parkingjeve. Sipas Kasamit ky problem është më kompleks se sa dëshira për një zgjidhe.

“Ka të bëjë me atë që gati se gjithë qytetarët parkojnë aty ku ata vlerësojnë, nuk është që ka qytetarë të cilët e respektojnë vendparkimin aty ku është vendparkim zyrtar. Vetë procedura e dënimit sipas sqarimit të atyre (policisë) është problematike. Në kuadër të planit gjeneral urbanistik veç më kemi porositur një studim të mobilitetit përmes të cilit shpresojmë që do e zgjidhim edhe çështjen e parkingut edhe çështjen e regjimit të rrugëve, edhe çështjen e transportit publik edhe të uzurpimit të trotuarëve. Përmes këtij studimi ne përfundimisht do ta zgjidhim edhe çështjen se ku do mundet të ketë parkingje të hapura apo parkime zonale” – deklaroi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe kur koasi në rrugët e Tetovës rritet, Komuna e Tetovës, vendos që disa obore të shkollave në Tetovë t’i lëshojë për parking të veturave më qëllim që sa do pak të zbusë kaosin në trafik. (Visar Sadiku, TVM2)