Kore e Jugut, 181 të vdekur pas rrezimit të një aeroplani
181 viktima, është bilanci i vdekjeve...

181 viktima, është bilanci i vdekjeve pas rrëzimit të një aeroplani në Kore të Jugut. Aeroplani i Jeju Air i ardhur nga Bangkok, rrëshqiti në pistë ndërsa ulej në aeroportin Mueang dhe më pas goditi një gardh betoni dhe shpërtheu në flake. Rrëzimit të aeroplanit ikanë mbijetuar vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas tajlandez.
Mbi 1500 zjarrfikës, policë dhe ushtarë u përfshinë në operacionin për shuarjen e zjarrit dhe nxjerrjen e trupave.
“Supozimet e para janë se aksidenti është shkaktuar nga kushtet e këqija atmosferike ose nga fluturimi i një tufë shpendësh, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas hetimeve shtesë mjeko-ligjore.” – tha Shefi i Stacionit të zjarrit – Muan, Lee Jeong – Hyeon.
Avioni është prodhuar në vitin 2009. Kompania, e themeluar në vitin 2005, është një linjë ajrore me kosto të ulët me fluturime ndërkombëtare për në Japoni, Tajlandë dhe Filipine, si dhe disa destinacione vendase.
Drejtori i Përgjithshëm i “Jeju-Air”, ka kërkuar publikisht falje për një nga aksidentet më të rënda të avionëve në Korenë e Jugut.
“I kërkoj falje dhe ngushëllime të sinqerta të gjithë atyre që humbën jetën në aksident dhe familjeve të tyre. Për momentin është e vështirë të supozohen shkaqet e aksidentit, duhet pritur rezultatet e hetimit zyrtar nga autoritetet kompetente” – u shpreh Kim E Bae• CEO i “Jeju-Air”.
Tragjedia konsiderohet si një nga aksidentet më të rënda në trafikun ajror që ka ndodhur gjatë uljes. Në qershor 2007, 187 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ndërruan jetë në Sao Paulo, pasi një “Airbus A320” rrëshqiti nga pista dhe u përplas me një ndërtesë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
