Maqedoni
Parashikimi i motit
30.12.2024 09:03
Moti mëngjesin e sotëm do të jetë i ftohtë dhe me mjegull në disa lugina....

Moti mëngjesin e sotëm do të jetë i ftohtë dhe me mjegull në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por nuk do të mungojnë vranësirat e vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12°C.
Në Shkup në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9°C.
Do të vijojë një periudhë me mot stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht. Për shkak të temperaturave të larta në male, lartësia e mbulesës së borës do të zvogëlohet gradualisht. Në disa lugina do të ketë mjegull me temperatura ditore më të ulëta.
