Botë

Izraeli bombardon Libanin Jugor

30.12.2024 11:11

Forcat izraelite nisën dy valë bombardimesh “në shkallë të gjerë” në qytetin jugor të Meis el-Jabal....

Forcat izraelite nisën dy valë bombardimesh “në shkallë të gjerë” në qytetin jugor të Meis el-Jabal.
 
Sulmet vijnë më shumë se një muaj pasi Izraeli ra dakord për një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun e Libanit, ndërsa shpëtimtarët vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit e raportuar gjatë sulmit izraelit në vend.
 
Në qytetin jugor të Khiam, Mbrojtja Civile Libaneze njoftoi gjetjen e trupave të pesë personave të vrarë në sulmin izraelit dhe tha se përpjekjet për të gjetur të gjithë personat e zhdukur do të vazhdojnë në javën në vijim. Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 3.961 njerëz dhe 16.520 të tjerë që nga fillimi i luftës në Gazë.