Maqedoni

Kontrabanda e makinave luksoze, MPB-ja, kallëzim penal kundër 12 personave

30.12.2024 11:29

MPB-ja njofton se ka realizuar bastisje dhe ka ndaluar disa persona në lidhje me kontrabandën e makinave luksoze...

MPB-ja njofton se ka realizuar bastisje dhe ka ndaluar disa persona në lidhje me kontrabandën e makinave luksoze, si dhe krime tjera që janë realizuar nga ata. Nga policia njoftojnë se kanë kryer bastisje tek 10 persona, ndërsa janë ndaluar gjashtë, kurse kërkohen edhe tre të tjerë.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë privuar nga liria gjashtë persona: K.S., N.P., M. S. dhe D.I. nga Shkupi, V.C. nga Dojrani i Vjetër dhe N.G. nga Manastiri”. “Për I.A., D.M. dhe F.S. nga Shkupi dhe A.T. nga Negotina po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre.”.
 
“Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar katër automjete, dokumente të ndryshme zyrtare, rreth 32.500 euro dhe dokumente të ndryshme, kontrata shitblerjeje, pesë targa gjermane, rreth 25 gramë kokainë, laptopë, disa pajisje memorie, sende të tjera që lidhen me krimet. Ministria e Punëve të Brendshme, sipas 5 PMV të konfiskuara më parë dhe provave materiale të grumbulluara, do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër 13 personave, dy prej të cilëve ish-punonjës të MPB-së, ndërsa njëri është ende punonjës i MPB-së.”, thonë nga MPB.