Maqedoni

NTP: Transporti publik më 1 janar sipas orarit të së dielës

30.12.2024 12:21

Ndërmarrja e Transportit Publik publikoi orarin e autobusëve më 1 janar....

Të mërkurën, më 1 janar,  transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, që domethënë se më 1 janar kyçja e parë e autobusëve të NTP Shkup dhe transportuesve privatë do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas orarit javor.
 
Nga e enjtja, transporti publik do të funksionojë sipas një orari të reduktuar dimëror të ditëve të javës, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore të shkollës.
 
Të mërkurën, më 1 janar, biletat dhe qendrat e personalizimit do të jenë të mbyllura.
 
Teleferiku do të funksionojë si zakonisht më 31 dhjetor 2024, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 dhe më 1 janar nga ora 11:00 deri në orën 17:00.