Kina dhe Rusia, ushtrim ushtarak në Mesdhe
04.05.2015 12:12
Presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të vizitojë Rusinë, Kazakistanin dhe Bjellorusinë gjatë një udhëtimi zyrtar...

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, Xi do të ndalojë fillimisht në Kazakistan më 7 maj dhe më pas do të udhëtojë drejt Rusisë, ku ai pritet të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë për fitoren e para 70 vjetëve të forcave sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Të dy vendet, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndajnë qëndrime të njëjta në disa tema të ndjeshme, përfshirë edhe përkrahjen e regjimit të Bashar al Assadit në konfliktin në Siri.
Javën e kaluar, Kina ka njoftuar se flotat ushtarake detare do të mbajnë ushtrimin e parë të përbashkët në Mesdhe, gjatë këtij muaji.
