Botë

OBSh: Të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Gazë!

30.12.2024 13:37

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës...

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pas sulmeve izraelite ndaj një spitali dhe bastisjes në një spital tjetër.

“Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh.”, tha Tedrosi në një postim në X. “Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve! Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!”, shtoi ai.
 
Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin “Al Vafa” në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.