Maqedoni
Hoxhallarët, përkrahës të Qani Nesimit, kërkojnë takim me kreun e BFI-së, Shaqir Fetahu
30.12.2024 14:41
Këshilli iniciativë i hoxhallarëve të Tetovës që përkrahin myftiun Qani Nesimi, kanë kërkuar nga kryetari i BFI-së...

Këshilli iniciativë i hoxhallarëve të Tetovës që përkrahin myftiun Qani Nesimi, kanë kërkuar nga kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai, ta rishqyrtojë vendimin për shkarkim. Ata njëherit kërkojnë që të pranohen në takim nga kreu i BFI-së, Fetahu.
“Sot më 30 dhjetor 2024 përsëri nga ky vend, para Myftinisë së Tetovës, një institucion me relevancë dhe peshë shumë të veçantë për BFI-në kërkojmë nga Ju, Reis Ulema, tërheqjen e vendimit antikushtetues dhe antiligjor për shkarkimin e myftiut tonë, prof. dr. Qani Nesimit. I nderuari, Reisul Ulema, ne nuk do të ndalemi në këto kërkesa tona që janë kushtetuese dhe ligjore. I nderuari, Reisul Ulema, nëse ju keni ende bindjet se jeni Reisul Ulema i neve hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive me shumicë të Myftinisë së Tetovës, pranoni kërkesat tona. Ne vazhdojmë t’ju njohim si Resiul ul-Ulema të BFI-së.”, - deklaroi Irfan Emurllai nga Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës.
Bashkësia Fetare Islame kohë më parë ka shkarkuar Qani Nesimin si myfti të Tetovës dhe në vend të tij ka emëruar Selver Xhemailin, ndërsa grupin që përkrah Nesimin e ka akuzuar për tentativë për destabilizim të BFI-së.
VISAR SADIKI
