Memetriza Hamza përforcimi i parë i Struga Trim Lum për në pranverë
FC Struga Trim Lum përmes faqes zyrtare...

FC Struga Trim Lum përmes faqes zyrtare ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin tetovar, Memetriza Hamza. 20-vjeçari skuadrës kampione në fuqi i bashkohet nga rradhët e Bashkimit të Kumanovës, aty ku edicionin e fundit shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke qenë vendimtarë me disa nga golat e shënuar.
Pikërisht paraqitjet me fanellën e skuadrës kumanovare bënë që drejtuesit e Struga Trim Lum të reagojnë më shpejtë dhe t’ia besojnë fanellën “bardhekuq”, me të cilën do të paraqitet gjatë stinorit pranveror.
Ndryshe Hamza është prodhim i shkollës së Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër kishte debutuar në Ligën e Parë gjatë vitit 2023, kur ishte vetëm 19-vjeçar, për të vijuar më pas karrierën në formë huazimi te Besa e Dobërdollit.
Me këtë skuadër Hamza shkroi historinë, duke u shpallur kampion në Ligën e Dytë dhe duke siguruar një vend në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, teksa verën e vitit 2024 atë e gjeti me skuadër të re, Bashkimin e Kumanovës.
