Maqedoni

Parashikimi i motit

31.12.2024 08:55

Dita e fundit e 2024-ës dhe ditët e para të 2025-ës parashikohet të mbizotërohen nga mot i qëndrueshëm.

Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina. Gjatë ditës moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 14°C.
 
Në Shkup mëngjesi është i kthjellët dhe i ftohtë me paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i qetë me pak vranësira. Temperatura minimale do të ulet në -4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.