Maqedoni
Dokumentet personale, nga 1 janari, gjoba për patentë shoferi të vjetra
31.12.2024 11:11
Nga 1 janari nuk do të jenë të vlefshme dokumentet personale dhe patentë shoferët me emrin e vjetër kushtetues

Nga 1 janari nuk do të jenë të vlefshme dokumentet personale dhe patentë shoferët me emrin e vjetër kushtetues. Ata që kapen me patentë shoferi të vjetra do të gjobiten me 100 euro.
Prej kohësh nuk ka mbingarkesë në postblloqe, shërbimet po funksionojnë me kapacitet të plotë dhe procesi i zëvendësimit po ecën pa probleme, bëjnë të ditur MPB-ja. Sipas Marrëveshjes së Prespës, pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, qytetarët kishin detyrimin për të ndryshuar dokumentet e udhëtimit, kartat e identitetit dhe patentë shoferët.
