Maqedoni
Shkup, koncert festiv në sheshin “Maqedonia”, në Tiranë dhe Prishtinë mbahen koncerte muzikore
31.12.2024 11:31
Miliona njerëz në mbarë botën në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorante...

Miliona njerëz në mbarë botën në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorante apo në një atmosferë familjare në shtëpitë e tyre sonte do të përcjellin vitin 2024 dhe do të mirëpresin Vitin e Ri 2025.
Në festën e ndërrimit të motive në Shkup do të ketë koncert festiv nga ora 19:30 në sheshin “Maqedonia”. Përpos sheshit, festime do të ketë edhe në komunën e Kisela Vodës.
Ndërkohë Tirana dhe Prishtina tanimë disa ditë të fundvitit po festojnë ndërrimin e moteve në sheshet qendrore me programe të larmishme muzikore me emra të njohur të estradës, përfshirë edhe artistë të huaj. Risi është festivali i dritave në Tiranë.
Ndriçimi i fasadave i shoqëruar me muzikë do të ndodhë prej orës 17:30 deri në 22:00. Do të fillojë edhe koncerti i madh me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Do të ketë spektakël fishekzjarrësh që do të jenë prezentë si gjithmonë. Numërimi i ndërrimit të viteve në Tiranë do të bëhet nga kryebashkiaku, Veliaj.
