Maqedoni

Nxënësit fillojnë pushimin dimëror, do të kthehen në shkollë më 20 janar

31.12.2024 11:53

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, fillojnë pushimet dimërore për vitin shkollor 2024-2025...

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, fillojnë pushimet dimërore për vitin shkollor 2024-2025. Mësimi në gjysmëvjetorin e  dytë do të vazhdojë më 20 janar.

Viti akademik 2024-2025 tradicionalisht do të përfundojë më 10 qershor. Nuk do të zgjatet si viti i kaluar shkollor, kur u mbyll më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, sepse nuk do të ketë pushim pranveror. Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka anketuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e klasave të larta këtë vit shkollor dhe, siç bën me dije, shumica janë shprehur se nuk duan pushim pranveror.