Botë

Banorët e ishullit të Kiribatit, të parët festuan Vitin e Ri 2025

31.12.2024 14:44

Të parët në botë që e mirëpritën Vitin e Ri 2025 me fishekzjarrë dhe festa në natyrë janë banorët e ishullit Kiribati të Oqeanit Paqësor...

Të parët në botë që e mirëpritën Vitin e Ri 2025 me fishekzjarrë dhe festa në natyrë janë banorët e ishullit Kiribati të Oqeanit Paqësor, ku jetojnë rreth 5.000 njerëz. Ndërrimi i motëmoteve u bë në orën 11:00 me orën tonë lokale. Pak minuta më vonë festuan edhe banorët e ishujve të arkipelagut Çatham, që është pjesë e territorit të Zelandës së Re.
 
Turma të mëdha u mblodhën në Sidnej, Australi për një nga shfaqjet më spektakolare të fishekzjarrëve të Vitit të Ri në botë, ndërsa në ishujt e ngushticës Torres të këtij kontinenti, aborigjenët (populli më i vjetër vendas) shfaqën kulturën e tyre më të vjetër të gjallë në botë përmes Ekranit Calling Country. Në Marok për ndërrimin e motmoteve është traditë sofra e mbushur me ëmbëlsira e çokollata, shitjet e ëmbëlsirave janë rritur.
 
“Me rastin e Vitit të Ri 2025 po bëjmë disa përgatitje për lloje të ndryshme ëmbëlsirash që do të kënaqin klientët tanë.", - theksoi punëtori i një pastiçerie në Marok, Habiba Ben Adi.
 
“Kemi të gjitha llojet e ëmbëlsirave dhe çokollatave në dispozicion për klientët tanë të të gjitha moshave, sepse këtu është traditë të konsumojmë çokollata për Vitin e Ri.”, - u shpreh oficerja komerciale në një dyqan çokollate, Nadia Charik.
 
Në Nju Jork vizitorët do të mund të shkruajnë sekretet e tyre në murin e dëshirave për natën e Vitit të Ri, por edhe për herë të fundit të shohin topin tradicional të dritës me mbi 16 milionë ngjyra në Times Square. Ndërkohë vendi i fundit që do të hyjë në vitin 2025 është ishulli Amerikan Baker, 26 orë më vonë, pra,  më 1 janar në orën  13:00 sipas  kohës sonë lokale.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU