Botë
Osmani përcjell urime për Vitin e Ri nga Veriu i Mitrovicës
31.12.2024 15:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e fundit të vitit 2024 ka qëndruar në veri të Mitrovicës....

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e fundit të vitit 2024 ka qëndruar në veri të Mitrovicës. Osmani me këtë rast ka vizituar Drejtorinë e Policisë në Mitrovicën e Veriut. Ndërsa pas takimit ka përcjellë urime për Vitin e Ri 2025 për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka net festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës. Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha etnive për festat e fundvitit duke u dëshiruar të gjithëve shëndet dhe prosperitet me shpresën që viti 2025 do t’i sjell të gjitha të mirat për shtetin tonë.”, tha Osmani.
