Elseid Hysaj largohet nga Lacio, por jo edhe Serie A!
Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër...

Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit, por jo edhe kmapionat. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e sheh veten shumë larg Lacios, pasi nuk është në planet e skuadrës nga kryeqendra italiane.
Sipas Alfredo Pedulla, bëhet me dije se shkodrani pëlqehet shumë nga Leçe, ekip ku luajnë Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. Drejtuesit e Leçes kanë kërkaur informacion për Hysajn dhe në janar me shumë gjasa do të tentojnë transferimi e tij.
Nëse kjo lëvizje do të realizohet atëherë do të bëhej bashkë me Ramadanin dhe Berishën, duke shtuar “koloninë” shqiptare te kjo skuadër e Serie A.
Kujtojmë, Hysaj ka kontratë me Lacion deri në qershor të vitit 2026, ndërsa paga e tij vjetore tek “lacialët” kap shifrën e 2.8 milionë eurove.
