Presidentja e shtetit viziton Klinikën e Fëmijëve, pritet nga drejtori Rexhep Memedi

01.01.2025 00:13

Presidentja e shtetit, Prof. Dr. Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja e shtetit, Prof. Dr. Gordana Siljanovska Davkova, gjatë ditës së sotme vizitoi Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve.

Presidentja Siljanovska Davkova vizitoi të gjitha repartet e Klinikës në Shkup duke i gëzuar të gjithë fëmijët, të cilët Vitin e Ri do ta presin në kushte spitalore, me pako të Vitit të Ri, njëkohësisht duke ndarë një buzëqeshje të ngrohtë dhe fjalë të bukura me dëshirën për shërim sa më të shpejtë dhe duke ju uruar një fëmijëri të shëndetshme.

Drejtori Dr. Memedi, në emër të të gjithë stafit të Klinikës, shprehu mirënjohjen e sinqertë presidentes për respektin e treguar ndaj personelit dhe kujdesin ndaj të gjithë pacientëve që trajtohen në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.