Presidentja, Siljanovska me rastin e vitit të ri fali shtatë të dënuar

01.01.2025 01:42

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova...

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e Vitit të Ri, ka vendosur të falë shtatë persona të dënuar me burg.

Njëri prej tyre është liruar plotësisht, derisa gjashtë të tjerët do të lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.

Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.