Kosovë, Poema dhe Diamanti dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025
Poema dhe Diamanti janë foshnjat e para...

Poema dhe Diamanti janë foshnjat e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2025 në Republikën e Kosovës.
Një gjë të tillë është bërë e ditur pas vizitës që kryeministri Albin Kurti ka bërë në minutat e para të këtij viti në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në Prishtinë.
“Vizituam dy nëna që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh. Zonja Teutë ka lindur vajzën Poema, ndërsa zonja Fortesa ka lindur djalin Diamantin. Të dy nënat dhe të dy foshnjat janë shumë mirë me shëndet. E ne i uruam mbarësi, në jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”, ka thënë Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ka pasur prioritet politikat e mbështetjes për lehonat dhe fëmijët 0-16 vjet dhe se Qeveria e tij do të vazhdojë me këtë mbështetje.
