Derivatet shtrenjtohen për tre denarë

04.05.2015 13:59

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave dhe dizelit prej mbrëmë në mesnatë është rritur për tre denarë, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë...

Çmimi i Eurosuper BS-95 do të kushtojë 72 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 do të kushtojë 74 denarë dhe i Eurodizel 57,5 denarë për litër.

Rritet çmimi i shitjes me pakicë edhe i vajit Ekstra të lehtë për amvisëri për 2,5 denarë dhe do të shitet për 46 denarë pë litër, si dhe çmimi i mazutit për 1,71 denarë për një kilogram dhe do të arrijë 29,63 denarë për një kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e fundit 14 ditore ka arritur 62,7 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin është 57,2 denarë për një dollar.