Në ndërrimin e motmoteve në Toksilogji, 18 pacientë me helmim nga alkooli
Në natën e ndërrimit të motmoteve...

Në natën e ndërrimit të motmoteve në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup me helmim akut nga alkooli janë pranuar 18 pacientë, ndërsa më i vogli është 14 vjeç.
Në Klinikën Kirurugjike një 13 vjeçar i lënduar rëndë me fishekzjarre
Poashtu një fëmijë 13 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në dorë nga një fishekzjarre. Vlerësimi i përgjithshëm i institucioneve shëndetësore në Shkup është se nata ka kaluar e qetë me punë më të vogël se viteve të kaluara.
“Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë, 18 prej tyre si helmim akut nga alkooli. Nga ata 18, katër janë femra dhe 14 janë meshkuj. Në mesin e femrave, pacientja më e re është 17 vjeçe, ndërsa më e vjetra është 26 vjeçe. Edhe tek meshkujt, më i riu është 14, dhe pacienti më i vjetër është 38 vjeç.” – tha Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë Në Klinikën Universitare për Toksikologji.
“Janë kryer 35 kontrolle nga të cilat 9 persona nga aksidente me lëndime të lehta janë liruar për mjekim shtëpiak. Kemi dy pacientë nga sulmi fizik, njëri mbahet nën vëzhgim dhe do të lirohet në shtëpi gjatë ditës, si dhe një fëmijë 13-vjeçar me dëmtim të rëndë në dorë nga fishekzjarrë, i cili tashmë është operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe ka gjasa të mbetet me invaliditet në dorë.” – deklaroi Igor Merxhanovski nga Klinika Kirurgjike “Nënë Tereza”.
Në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike shën Naum i Ohrit ”, sipas drejtorit Nebojsha Nastov, ka qenë e qetë, me numrin e zakonshëm të pacientëve emergjentë si në ditët normale.
“Janë kontrolluar gjithsej 81 pacientë, pesë si pasojë e aksidenteve në komunikacion, tre nga zënkat fizike dhe janë kryer tre ndërhyrje operative në kohën e kujdestarisë” – u shpreh Drejtori i Klinikës “Shën Naumi i Ohrit”, Nebojsha Nastov.
Mjekët thonë se fatmirësisht gjatë natës së ndërrimit të viteve nuk ka pasur të lënduar nga armë zjarri, gjë që ka qenë më e shpeshtë në periudhën para festave. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
