Pritja e Vitit të Ri në sheshin e Shkupit
Si në shumë vende të botës edhe në sheshin e Shkupit...

Fillimi i numërimit nga e dhjeta shënoi jo vetëm fundin e vitit të kaluar, por gjithashtu edhe hapjen e dyerve të vitit 2025 me shpresë për të sjellë mundësi dhe suksese të reja.
Si në shumë vende të botës edhe në sheshin e Shkupit qytetarë të shumtë e pritën Vitin e Ri të lumtur, duke kënduar dhe vallëzuar.
Pavarësisht se cilës moshë i takojnë dëshirat janë të njejta, mbarësi, suksese dhe të mira.
“Atë që e dua për vete le të realizohet për të tjerët, para së gjithash shëndet, dhe shumë dashuri.”
“Buzëqeshje, të mira...kjo është, të gjitha dëshirat të ju plotësohen”.
“Çdo gjë të mirë, shëndet, fat, suksese dhe gjithçka.”
“I dëshirojmë fillimisht shëndet e të tjerat le të vijnë me rend.”
“Urime Vitin e Ri...” – u shprehën disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Derisa disa zbaviteshin dhe shijonin tingujt e muzikës në shesh, të tjerët ishin në vendet e tyre të punës. Shtëpizat me pije dhe ushqime ishin në shërbim të qytetarëve ndërsa punëtorët thonë se ata ndjenin edhe kënaqësi në këtë ambient, derisa kishin mundësi të punojnë.
“Duan ëmbëlsira të shëndetshme, kemi krepa të shëndetshme. Sinqerisht jam shumë e kënaqur se si po zhvillohet e gjithë ngjarja. Pritëm që do të vizitonin më shumë vendet tjera por ushqimi i shëndetshëm shumë mirë po shitet.”
“Magjia dhe shpresa kur besojmë se do të na realizohen dëshirat ndikon pozitivisht në shëndetin tonë, por ne duhet të mundohemi ta realizojmë këtë,” - thonë qytetarët.
Duhet pak të mundohemi të dalim nga zona jonë e komforit dhe vetë të mundohemi, por edhe të presim mos të humbim shpresat.
Të merreni me atë që më së miri e dini. Jo të vraponi pas politikave. Nëse jeni mjek duhet të jeni mjek. Nëse jeni inxhenier duhet të jeni i përkryer. Nëse jeni politikan, apo në shkenca politike atëherë merruni me politikë. Dhe jo të gjithë të jemi në politikë.
Le të jetë ky vit si çdo fillim i ri, me shpresë dhe mundësi të reja, për një të ardhme të ndritur, për një shtet të drejtë dhe për mirëqenie të qytetraëve. (Leunora Kaliqi, TVM2)
