Foshnjat e para në 2025-tën në Shkup, Jakov dhe Aja, lindin pak pas mesnate

01.01.2025 15:22

Jakov dhe Aja janë dy foshnjat e para...

Jakov dhe Aja janë dy foshnjat e para që linden një minutë pas mesnatë në Maqedoninë e Veriut. Jakov ka ardhur në jetë në Klinikën  Universitare për Gjinekologji “Nëna Terezë” në Shkup, ndërsa Aja në Gjinekologjinë e Çairit.

Që të dy nënat dhe foshnjat janë në gjendje të shkëlqyeshme.

Pikerisht për këtë arsye foshnjat e para i vizitoi numri një i shëndetësisë, Arben Taravari, i shoqëruar me drejtorët e materniteteve dhe në shoqërim me bashkëshortën e kryeministrit Mickoski.

“Ne patëm fatin që në spitalin  tonë një minutë pas mesnatë gjatë ndrimit të motmotëve të fitojmë beben e parë në gjendje të shkëlqyeshme. Bebja është vajzë, 3kilogram 110 gram peshon, dhe është e gjatë 50 santimetra. Kjo bebe për ne simbolizon një harmoni dhe mirqenie dhe gëzon një shëndet për çdo familje në shtetin tonë” – tha Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik – Çair, Pranvera Izairi.

“Disa sekonda  pas mesnatë ka lindur Jakovi. Një foshnjë mashkull me një peshë prej 3.190 gram dhe 50 cm i gjatë. Nëna është Sanja Talevska, ndërsa vetë emri i foshnjës Jakov, simbolizon një vit të bukur dhe të fortë, i cili shpresoj të jetë i frytshëm për të gjithë ne, uroj që Sanja dhe Jakov të kenë momente të lumtura dhe të suksesshme” – u shpreh Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik – Shkup, Irena Aleksoska -Papestiev.

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, tha se ky vit ka nisur mbarë dhe me bereqet.

“Informata të mira morëm që në mëngjesë në minutën e parë të vitit 2025 dy bebe të lindura, njërin në Klinikën Universitare Gjinekologjike Nëna Terezë dhe  bebja e dytë këtu në Çair. Fatëmirësisht të dy nënat dhe të dy fëmijët janë në gjendje shumë të mirë dhe të kënaqur nga shëbrimet shëndetësore që i kanë marr. Dhe informata tjetër shumë e mirë është se deri më tani gjithësej vetëm në Shkup kanë lindur 9 fëmijë që është trend shumë i mirë” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, teksa ndau vauçerin tradicional për foshnjën e sa polindur, tha se në komunën e tij për çdo vit rritet numri i lindjeve dhe kjo është falë përkushtimit dhe profesionalizmit të madh që  ofron spitali gjinekologjik në Çair.

“Kuptohet se Komuna e Çairit në mënyrë tradicionale çdo vit pas orës 12 vjen  dhe viziton beben e parë që lind ku ne ndajmë një vauçer i cili e kemi miratuar në Këshill dhe nga informatat që i morëm kuptohet që dëshirojmë që ky vit të jetë me këtë intensitet për shkak se numri çdo vit në këtë klinik është i madh i lindjeve dhe ajo tregon edhe njëherë për cilësinë dhe kualitetin e shërbimeve që i jep ky institucion” – theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Gjatë kësaj vizite, Taravari dhe Drejtorët e materniteteve  shprehën mirënjohje për gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të motmoteve .

Zëvendësministri për Politik sociale dhe demografi, Gjoko Velkovski, njëheritë u ndau dy foshnjëve të posalindur florinjtë tradicional. (Rexhep Qamili, TVM2)