Toshkovski, 28 aksidente trafiku në natën e Vitit të Ri

01.01.2025 15:46

Në territorin e vendit, në natën e Vitit të Ri...

Në territorin e vendit, në natën e Vitit të Ri,  kanë ndodhur 28 aksidente trafiku, prej të cilëve, tre me lëndime të rënda trupore, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Megjithë rrëmujën e festimeve, sipas Toshkovskit situata e sigurisë kryesisht ka qenë e qetë dhe stabile.

“Situata e sigurisë në 24 orët e fundit ka qenë e qetë dhe stabile. Në përgjithësi, nga aspekti penalo-juridik në territorin e vendit janë shënuar 29 vepra penale dhe janë arrestuar 33 persona prej të cilëve 14 lidhur me tregtinë me drogë në lokalitete të ndryshme. Ka rreth 28 aksidente trafiku, tre me lëndime të rënda trupore, kurse fatmirësisht nuk patëm aksidente me hubje jetësh  dhe mund të konkludoj se patëm një situatë të qetë dhe stabile të sigurisë në territorin e RMV-së dhe falënderoj të gjithë zyrtarët e policisë, të cilët gjatë natës kryen me sukses detyrat dhe përgjegjësitë” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski i pyetur rreth patentave të shoferit, me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, që u paralajmërua se ndalojnë të vlejnë dhe se qytetarët do të gjobiten me 100 euro, Toshkovski tha se nuk do të gjobiten me para qytetarët për fajin e politikave të papërgjegjëshme nga politikanët e kaluar.

“Ajo që ka të bëjë me patentën e shoferit dhe ngjitëset që mbajnë parashtesën NMK, dhe që kanë të bëjnë me ligjin e ri në përputhje me Kushtetutën e re. Dua të dërgoj një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë dhe të gjithë qytetarëve se shtetasit e Maqedonisë nuk duhet të paguajnë dënime. Ju apeloj pononjësve tanë që mos shqiptojnë dënime me para për këtë lloj shkelje, sepse qytetarët nuk kanë faj për politikat e gabuiara të politikanëve të mëparshëm, që ishin të pakualifikuar dhe të pakujdesëshëm. Kjo periudhë duhet të kalojë me masa parandaluese nga policia.” – deklaroi  Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë lëshuar rreth 800 mijë patent shoferë me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut. Paraprakisht, edhe targat e veturave janë ndërruar dhe ato duhet ta mbajnë parashtesën NMK. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)