Mickoski, vitin 2024 e përmbyllëm me rezultate të mira ekonomike

01.01.2025 16:06

Vitin 2024 e përmbyllëm me rezultate më të mira...

Vitin 2024 e përmbyllëm me rezultate më të mira sesa që pritëm dhe menduam. Me tempon dhe hapat që ecim, pritet të jemi ndër pesë vendet e para me rritje më të  shpejtë ekonomike në Evropë, prandaj pres që viti 2025 të jetë më i suksesëshëm se viti 2024 në aspektin ekomonik, tha kryeministri Hristian Mickovski, i pyetur për planet e këtij viti në aspektin ekonomik.

“Kur bëhet fjalë për planin ekonomik, presim gjithashtu të kemi parametra jashtëzakonisht pozitivë për rritjen e bruto prodhimit vendor në tremujorin e katërt, kështu që në total rritje duhet të jetë 2.6/2.7 % , pse jo edhe 3%. Gjithashtu pres që niveli i investimeve të huaja të tejkalojë shifrën një milard euro. Pres që parametrat në ekonomi për vitin 2025 të jenë më të mira se në vitin 2024. Prodhimi vendor rritet afër 3.5% deri 4% dhe nëse i njejti është projektuar ndërmjet 3.7 %. Do të jemi ndër pesë apo gjashtë vendet në Evropë me rritje më të shpejtë ekonomike.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Mickovski njoftoi se në sferën e infrastrukturës do të përfundohen të gjithë projektet që janë në gjysëm dhe këto gjashtë muaj punohet fuqishëm për t’i përfunduar. 

“Këtë javë do ta lëshojmë në përdorim rrugën, saktësisht pjesën e autostradës së shpejtë e cila i lidh vendet Çatall e njohur në popull si Stacinë deri në Kriva Pallankë, dhe kjo do të reduktojë në mënyrë dramatike udhëtimet drejt kufirit me fqinjin tonë lindor, është një drejtim rrugor pjesë e korridorit 8. Gjatë muajit Janar do ta lëshojmë në përdorim edhe pjesën Gradsko-Farish. Ndërsa në fund të tremujorit të parë, afërsisht gjatë muajit mars-prill, pritet të përfundojë edhe pjesa Farish- Drenovë. Kjo pjesë është e përfunduar tashmë por për shkak se ka një shkëmb afër, duhet mirë të rregullohet që të mos kemi  probleme.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Mes projekteve të tjera infrastrukturore, Mickoski njofti se mbrenda tre mujorit të parë përfundohet pjesa e parë e hekurudhës e cila çon drejt Bullgarisë, konkretisht hekurudha prej Kumanovës deri në Beljakovcë, ndërsa dy pjesët tjera të kësaj hekukurudhe Beljakovcë-Krivapallankë dhe Krivapallankë- Zhidillovë , konkretisht kufiri më fqinjin tonë lindor, do të përmbyllen dëri në fund të këtij viti.

Mickoski njoftoi se përveç përfundimit të projekteve që kanë filluar vitin 2024, gjatë këtij viti do hartohen edhe projekte të reja infrastrukturore. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)