Nesër dhe pasnesër deri 33 gradë, nga e enjtja mot me shi dhe i ftohtë

04.05.2015 14:02

Mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe erë e dobët nga drejtimi i kundërt, paralajmëruan për dy ditët e ardhshme, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12, ndërsa ajo e ditës do të rriet deri 30 gradë Celsius.

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me temperaturë ditore në interval prej 25 deri 33 gradë Celsius.

Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar.