Ndërrimi i motmoteve në Tetovë, me daulle, fishekzjarre dhe muzikë

01.01.2025 16:45

Kështu është festuar ndrimi i motëmoteve në qytetin e Tetovës...

Kështu është festuar ndrimi i motëmoteve në qytetin e Tetovës, me daulle fishekzjarre e me muzik. Por ajo që shihet në qytetin e Tetovës nga vitet e kaluara numri i qytetarve është dukshëm më i vogël, shkaku i asaj që komuna e Tetovës, nuk ka organizuar ndonjë festë në sheshin e Tetovës.

Ndërsa qytetarët e anketuar nga TVM2 thanë se këtë vitë presin një zhvillim më të madhë ekonomik por thonë se do të jetë edhe një ndër vitet më të vështira që do kalon vendi ynë.

“Presim sa më mirë të vijë.”

“Nga viti 2025-të shpresa do kemi shumë, e sa do jenë realtiet shpresojmë.”

“Asgjë, hiç.”

“Shëndët, punë paqë dhe mirësi.”

“Po sigurisht presim diçka më mirë. Por në aspektin ekonomik do jetë më i vështirë dhe do jetë vendimtarë.” – thanë disa qytetarë të Tetovës, të intervistuar nga TVM2.

Ndërsa në Urgjencën e Spitalit të Tetovës ndihmë kanë kërkur  14 persona, 10 nga alkooli dhe katër nga lëndimet që kanë marrë nga mjetet prioteknike.

“Kemi patur 10 pacient të alkoolizuar nga alkooli, dhe katër pacient me lëndime piroteknike. Ato lëndime kanë qenë të lehta dhe janë lëshuar për shërim.” – tha Kujtim Iseni, mjek në Urgjencën e Tetovës.

E bukura e kësaj nate në Tetovë ka qenë ardhja në jetë e Yllit, në Spitaline Tetovës.

“Fëmija sivjet është mashkull, ka lindur 00:35 minuta, peshon 2890 gram, edhe nëna është mirë. Yll e kanë pagëzuar familja. Është fëmija i dytë në familje.” – tha Kryeshefja e Gjinekologjisë, Merale Rexhepi.

Ndërkohë, Yllin e vizitoi sot edhe i pari i Tetovës, Bilall Kasami, i cili i dhuroi një çek prej katërdhjetë mijë denarëve.

Ndërkohë, i njëjti tha se shihet mundësia që vitet e ardhshme të ketë subvencionim për çdo fëmijë që lindë në Tetovë.

“Kjo është bërë traditë në Tetovë, që fëmija i parë të marrë një shpërblim simbolike nga komuna e Tetovës. Ne jemi duke menduar seriozisht nga viti i ardhshem të parashohim edhe përkrahje më serioze për gjitha lindjet, fëmijët që gjatë gjithë vitit që lindin.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga SPB-Tetovë thanë se ndërrimi i motmoteve ka kaluar i qetë dhe pa probleme. (Visar Sadiku, TVM2)