Dita e parë e Vitit të Ri, Davkova viziton kazermën e Shtipit

01.01.2025 17:01

Ditën e parë të Vitit të Ri, Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova...

Ditën e parë të Vitit të Ri, Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, tradicionalisht e fillon me vizitën e pjesëtarëve e Armtatës së vendit, ndërkaq kësaj rradhe është ndalur në kazermën e qytetit të Shtipit "Jane Sandankski".

Me këtë rast, e para e vendit ka theksuar se armata jonë bie në kategorinë e lartë profesonale, duke dëshiruar që armët të mos përdoren kurrë, ndërsa paqja dhe siguria të mbizotërojnë dhe të jenë prioritet.

“Paqja dhe siguria jonë në masë të madhe varet nga forcat tona të armatosura. Është mira ta dini se jeni në krye të armatës e cila  është kompatibile me të tjerët, edhe pse është e vogël, ajo është garanca më e madhe për paqen tonë.” – u shpreh Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova.

Ligji për falje, Davkova: Na duhet ligj modern

Siljanovska Davkovska ka folur edhe për nevojën e ndryshimit të Ligjit për Falje.

“Ligji aktual pas disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk është ligj në kuptimin e vërtetë, nuk ka sistem. Pra, neve na duhet një ligj modern për falje në të cilin, përsëris, thelbësore  do të jenë njerëzit, njerëzit e burgosur sepse falja nuk është kuazi-sanksion, por mirëkuptim dhe hapje e rrugës për një jetë tjetër.” – tha Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova.

Për festat e fundvitit nga presidentja e vendit janë falur 7 persona.  Njëri prej të dënuarve është falur plotësisht, ndërkaq gjashtë të tjerë pjesërisht. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)