Davkova fali 7 persona me rastin e festave të fundvitit

01.01.2025 17:17

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska - Davkova...

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska - Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka falur 7 persona.

Njëri prej të dënuarve është falur plotësisht, ndërkaq gjashtë të tjerë pjesërisht. Në njoftimin e Presidencës nuk përmenden emrat.

“Gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërkaq njëri preson tre muaj e katër ditë, që tek ai ka sjellë deri në lirimin e plotë nga mbajtja e dënimit me burg”.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova theksoi se po bisedohet për nevojën e miratimit të një ligji të ri për falje, ndërkaq për këtë paralajmëroi debat publik nga palët e përfshira.

Falja e fundvitit, është e dyta e presidentes, por e para nga përbërja e re e Komisionit për falje e udhëhequr nga Millka Ristova dhe anëtarëve Oliver Baçanoviq, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan Sulejmanoski.