Ndërrimi i motmoteve në Tiranë, me koncert dhe spektakël fishekzjarrësh
Me një koncert maratonë dhe spektakël fishekzjarrësh...

Me një koncert maratonë dhe spektakël fishekzjarrësh që zgjatën disa minuta, u prit ndërrimi i viteve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, dhe në të gjtiha qytetet.
Me qindra qytetarë ishin të pranishëm në shesh në momentin e ndërrimeve të viteve, numërimin mbrapsht të të cilit e bëri vetë kryebashkiaku, Erion Veliaj.
“Unë e di që është shumë e vështirë që ta pranojmë suksesin. Ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë ka stërkëmbësha, por Tiranën tonë nuk e ndalon askush dhe progresin e Tiranës tonë nuk e ndalon askush. Ju dua shumë të gjithëve! Gëzuar Vitin e Ri”, - tha Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Postimin e parë të vitit Kryeministri Rama zgjodhi ta urojë përmes një videoje nga Inteligjenca artificiale.
Urimin në vigjilje të vitit të ri Kryeministri e bëri përmes një video mesazhi nga instalacioni në Kryeministri, kopshti Eden, të cilin e prezantoi për herë të parë.
“Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.”
Kopshti i Edenit ka tribunën e tij, një rampë ulëse, qe mundëson zhvillimin e konferencave zyrtare gjatë ditës dhe në mbrëmje mundësinë për leksione, koncerte apo fjalime. Ndërsa bimët, do të mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale si sfond i bukur për eventet. (Luljeta Ndoka, TVM2)
