Viti 2025 nëpër Botë mirëpritet me organizime mahnitëse
Në mbarë botën, viti 2025 është pritur me fishekzjarre...

Në mbarë botën, viti 2025 është pritur me fishekzjarre dhe organizime mahnitëse në qendrat e qyteteve. Me “hedhjen e topit” tradicional në “Times Square” dhe me qindra mijëra njerëz, në Nju Jork u shënua fillimi i Vitit të Ri.
Por nuk ishte e tërë SHBA-ja me festë pa incident.
Ne Neë Orleans festa kaloi e përgjakur pasi një makinë ka goditur një turmë njerëzish, ku të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, Londra shëndriti në natën e ndërrimit të motmoteve.
Fishekzjarre spektakolare në brigjet e lumit midis Londrës. Syri i Londrës me dritë. Franca e zbukuruar në maksimum. Harku triumfal i “Champs Elysees” me shkëlqim pa fund. Qielli mbi Paris i mbushur me një milion ngjyra.
"Le të jemi të lumtur dhe të jemi çdo ditë, le ta shijojmë jetën sepse është e shkurtër.” – tha një qytetarë.
Mesazhe urime nga liderët botëror dhe evropian. Kancelari gjerman fton popullin e vet që të unifikohen edhe përskaj rrënjes ekonomike të federatës gjermane. Presidenti Macron i ka pranuar popullit të tij për herë të parë se vendimi për shpërndarjen e parlamentit ka krijuar më shumë ndarje sesa zgjidhje për francezët, duke bërë thirrje për një zgjim evropian.
“Kthjelltësia dhe përulësia e pranojnë se ky vendim ka prodhuar më shumë paqëndrueshmëri sesa qetësi dhe unë marr pjesën time të plotë për këtë. Shpresa, prosperiteti dhe paqja do të varen nga zgjedhjet tona. Prandaj, në vitin 2025 do të vazhdojmë me vendime.” – tha Presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Në anën tjetër, pjesa e botës ku mbizotëroi konflikti dhe lufta vitin që e lam pas, duket të ketë qenë e njëjtë edhe në ditën e parë të vitit 2025.
Të paktën 22 palestinezë, duke përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë në të gjithë Gazën në ditën e Vitit të Ri nga sulmet izraelite në pjesën veriore të Xhabalisë.
Edhe në Ukrainë pa kremte motmoti. Disa zjarre kanë shpërthyer në kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe të paktën gjashtë persona janë plagosur gjatë një sulmi të ri rus me dron në këtë vend. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
