Sofja dhe Bukureshti hynë në zonën ekskluzive “Shengen”

01.01.2025 19:15

Zona “Shengen” e Bashkimit Europian...

Zona “Shengen” e Bashkimit Europian përmes Rumanisë do të ketë tani 13 pika kontrolli me kufijtë e Ukrainës dhe Moldavisë. Kufijtë veriorë dhe lindorë të Rumanisë bëhen të jashtëm në zonën e lëvizjes së lirë ekonomike, ndaj dhe kontrolli i këtyre pikave kufitare do të jetë më i rreptë.

Në vendkalimin "Nadlash" midis Rumanisë dhe Hungarisë u hap shampanja.

“Jam shumë i lumtur, e lamë festën e Vitit të Ri për të ardhur këtu për eventin e madh. Deri më tani kemi pritur 50 minuta në kufi dhe nuk kemi qenë shpesh këtu gjatë vitit” – tha një qytetarë rumun.

Rumania mbyll 39 pika kufitare, kufijtë me Serbinë mbeten. Por kontrolle të rastësishme do të ketë edhe në vendkalimet e anuluara.

“Ky është një moment historik, sinqerisht u ndjeva sikur isha në Shengen më parë” – tha një shofer kamioni me përkatësi rumune.

"Askush nuk më ndaloi për të kontrolluar. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Unë jam nga Blagoevgradi dhe kam ardhur me qëllim për shkak të momentit historik për Bullgarinë. Të jem në televizion ndërsa hapet Shengen dhe lëvizja e lirë” – deklaroi Momchilo Angelov, shofer bullgar.

Ilkov dhe Predoiu, ministrat e brendshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë, nuk e fshehën kënaqësinë e tyre për suksesin. Nisur nga trazirat politike në të dyja vendet, Shengeni është një adut  më shumë për stabilitetin e shteteve.

"Tani e tutje, ne do të gëzojmë përfitimet e lëvizjes së lirë, kontrollet e kalimit tokësor në këtë kufi janë hequr," – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Atanas Ilkov.   

“Është vërtetë një moment politik, por me rëndësi praktike për rumunët, për kompanitë bullgare dhe rumune, por edhe për Evropën. Do të ketë ende kontrolle të rastësishme, do të bëhen nga policia” – tha Ministri i Punëve të Brendshme të Rumanisë, Catalin Predoiu.

Brukseli ngriti shiritin për kalimet ajrore dhe detare drejt Rumanisë dhe Bullgarisë në mars të këtij viti, e nga sot edhe në tokë pas heqjes së vetos së vendosur nga Austria dhe Holanda. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)