Maqedoni
Shkupi, qyteti i katërt më i ndotur në Evropë
02.01.2025 11:17
Shkupi u zgjua sot në mesin e 15 qyteteve më të ndotura në listën botërore dhe evropiane....

Shkupi u zgjua sot në mesin e 15 qyteteve më të ndotura në listën botërore dhe evropiane. Ajri në kryeqendër u vlerësua si “i pashëndetshëm, ndërsa autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndërmarrin masa mbrojtëse si mbajtja e maskave dhe kufizimi i qëndrimit në natyrë.
Në listën e qyteteve më të ndotura në botë, Shkupi është në vendin e 11-të, ndërsa në Evropë është qyteti i tretë më i ndotur pas Sarajevës dhe Prishtinës. Pas Shkupit janë Milano dhe Beogradi.
Ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të ndotur mund të çojë në astmë, bronkit kronik dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Grimcat mikroskopike dhe gazrat toksikë mund të dëmtojnë mushkëritë. Ndotja e ajrit mund të rrisë mundësinë e sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë sulmet në zemër, presionin e lartë të gjakut dhe goditjet në tru, thonë mjekët.
Sipas analizave të Ministrisë së Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, arsyet kryesore të ndotjes janë përdorimi i shtuar i karburanteve dhe pajisjeve ngrohëse. Qytetarëve u kërkohet të marrin masa mbrojtëse, si mbajtja e maskave dhe kufizimi i qëndrimit në natyrë gjatë periudhave me ndotje të lartë. Disa komuna dolën me rekomandime që të vendosen maska, të mos dilet jashtë dhe të mos hapen dritare.
