Botë
Zgjedhjet në Shqipëri, Celibashi: Më 11 janar, regjistrimi i diasporës
02.01.2025 11:40
Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës për zgjedhjet 2025 në Shqipëri....

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës për zgjedhjet 2025 në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk.
Përmes një video-mesazhi, ku fillimisht ka uruar fillimin e vitit të ri, Celibashi shprehet se regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.
Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre, thekson Celibashi. Diaspora do të votojë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të mbahen më 11 maj.
