Botë
Izraeli vazhdon sulmet ajrore mbi Gazë
02.01.2025 12:22
Një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 palestinezë në një kamp që strehonte familjet e zhvendosura...

Një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 palestinezë në një kamp që strehonte familjet e zhvendosura në rripin jugor të Gazës, thanë mjekët. 10 personat, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një tendë në Al-Mauasi, e përcaktuar si zonë humanitare në perëndim të Kan Junisit.
Pesëmbëdhjetë persona u plagosën gjithashtu, shtuan mjekët, raporton Rojters. Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë. Drejtori i përgjithshëm i departamentit të policisë së Gazës, Mahmud Salah dhe ndihmësi i tij Husam Shahuan u vranë në sulmin ajror, njoftoi TV Al-Aksa e drejtuar nga Hamasi. Izraeli ka vrarë më shumë se 45.500 palestinezë në luftën në Gazë. Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur dhe pjesa më e madhe e brezit të vogël bregdetar është në gërmadha. Lufta u shkaktua nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1.200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng në Gazë.
