Maqedoni
Në qarkoren e Shkupit ndërroi jetë një grua, Prokuroria me detaje për fatkeqësinë
02.01.2025 13:13
Prokuroria Themelore Publike po heton rastin e fatkeqësisë që ndodhi një natë më herët në qarkoren e Shkupit ku një grua humbi jetën..

Prokuroria Themelore Publike po heton rastin e fatkeqësisë që ndodhi një natë më herët në qarkoren e Shkupit ku një grua humbi jetën. Nga PThP-ja njoftojnë se prokurori publik kujdestar së bashku me ekipet hetimore të MPB-së kanë dalë në terren, kanë inspektuar vendin e ngjarjes, kanë mbledhur prova dhe janë marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë okularë ku ajo humbi jetën. Sipas informacioneve fillestare të Prokurorisë, e ndjera ose ka qenë duke ecur në këmbë në autostradë ose ka rënë fatkeqësisht nga mbikalimi, ndërsa drejtuesi i veturës i cili kishte kaluar pak para se ajo të binte nga ura, nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Po përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, por sipas informacioneve fillestare, e ndjera është një grua, e cila ose ka qenë duke ecur në këmbë në autostradë, ose ka rënë nga mbikalimi në rrugë. Në atë moment, në kushtet e natës me dukshmëri të zvogëluar në rrugë, një veturë që lëvizte përgjatë qarkores është rastisur me të. Drejtuesi i veturës menjëherë pas aksidentit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk është konstatuar se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.”, thuhet në komunikatën e PThP-së, ku njëherit bëjnë të ditur se është dhënë urdhër për obduksion të trupit të së ndjerës dhe se po intervistohen edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes, për të zbardhur të gjitha rrethanat.
REXHEP QAMILI
