Maqedoni

Prishtinë: Konferenca rajonale e arsimit mes Shqipërisë-Kosovës dhe Maqedonisë

04.05.2015 14:09

Ademi në Prishtinë: Ne jemi të përcaktuar të bashkëpunojmë me Kosovën dhe Shqipërinë...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë Abdilaqim Ademi ka marrë pjesë sot në Konferencën rajonale për arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor në Prishtinë.
 
Ademi tha se kërkimi shkencor është shtylla dhe baza e balancimit të dijes praktike, e implementimit të sistemit të Bolonjës. Objektivi dhe pikësynimi jonë, theksoi Ademi, “janë rritja e volumit të kërkimit shkencor dhe të mundësojmë renditje të vendeve tona në atë vende prestigjioze sa i përket arsimit”.
 
Ministri Ademi tha më tej se Maqedonia ka një përvojë të mirë me vendet me dy shtetet fqinje, Kosovë e Shqipëri dhe potencialin e kërkimit shkencor.
 
“Ne jemi të përcaktuar të bashkëpunojmë në këtë fushë me Kosovën dhe Shqipërinë për shkak të shtrirjes gjeografike por edhe me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Jo që nuk ka pasur bashkëpunim, por ai duhet të thellohet edhe më tej”, ka thënë Ademi.