Ekonomi
Shoqata e Industrisë së Tekstilit: zvogëlohet numri i të punësuarve në tekstil
04.05.2015 14:13
Maqedonia shënon rritje të prodhimtarisë së tekstilit gjatë vitit 2014, por shqetësues mbetet fakti që numri i të punësuarve në industrinë e tekstilit po ulet nga viti në vit...

Në prodhimtarinë e tekstilit ka rritje prej 6.5% në krahasim me vitin 2013, ndërsa në prodhimtarinë e veshjes ka rritje prej 4.2%, bëjnë të ditur nga Shoqata e Industrisë së Tekstilit.
“Prej vitit 2005 e deri në krizën e madhe që ishte në vitin 2010, industria e tekstilit në atë periudhë humbi 40% të prodhimtarisë së vet importit dhe kuptohet shënoi ulje të numrit të punëtorëve. Prej vitit 2010 e këtej, siç tregojnë statistikat vërehet rritje të prodhimtarisë, ajo ndodhi edhe në vitin 2014”- tha kryetari i Shoqatës së Industrisë së Tekstilit të Maqedonisë, Angel Dimitrov.
“Numri i të punësuarve që nga viti në vit po zvogëlohet. Në vitin 2007, numri i të punësuarve në industrinë e tekstilit kapte shifrën e 43.848 personave, në vitin 2014 numri i të punësuarve arrin shifrën e 35. 348 personave”- theksoi Shasho Despotovski nga OEM.
Gjithashtu negative janë edhe statistikat që në 2 muajt e këtij viti vendi ka shënuar ulje të importit dhe eksportit të prodhimeve të tekstilit.
ERSAN PAJAZITI
