Ndërmarrja për Transport Publik-Shkup, sigurohet nafta, autobusët në qarkullim

02.01.2025 15:55

Përfundimisht zgjidhet problemi me transportin publik në Shkup...

Përfundimisht zgjidhet problemi me transportin publik në Shkup dhe sigurohet karburant për autobusët e qytetit. Qytetarët nuk do të presin me orë të tëra, pasi do të këtë linja të rregullta.

Pas borxhit që NTP “Shkup” i kishte firmës furnizuese “Pucko Petrol”, në qarkullim kanë qenë vetëm autobusët me gaz, gjegjësisht 25 automjete, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të parkuar në depot e autobusëve në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov, për shkak të mungesës së derivateve.

Kryetari i Sindikatës së NTP-Shkup, Miko Stojanovski, thotë se: “Për momentin gjithçka rrjedh ashtu siç është paraparë në përputhje me rregulloren e Ndërmarrjes për Transport Publik.”.

“Gjendja është në rregull. Të gjithë autobusët e planifikuar sipas orarit në kohë festash, festa shtetërore apo ditëve të fundjavës, janë në qarkullim dhe respektohet orari. Ju vetë mund ta shikoni, autobusët hynë dhe dalin në njërën nga auto-bazat. Për momentin gjithçka rrjedh ashtu siç është paraparë në përputhje me rregulloren e Ndërmarrjes për Transport Publik.  Le të shpresojmë që në vitin 2025 nuk do të jetë ashtu siç ishte në të kaluarën. Ajo që ndodhi në vitin 2022, 2023 dhe 2024 , do ta harrojmë dhe përfundimisht deri në përfundimin e mandatit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjithçka do të jetë në rregull, si me naftën, si me pagat dhe më të gjitha kontributet tjera. Mendoj se edhe shkupjanët, nëse do jetë ashtu, ata do të marrin cilësinë e duhur dhe transportin e sigurt.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së NTP-Shkup, Miko Stojanovski.

Transporti publik, prej se në krye të Qytetit të Shkupit është Danella Arsovska, ka probleme të vazhdueshme. Transportuesi në fund të gushtit funksiononte në mënyrë të reduktuar. Por më pas, më 2 shtator, u arrit marrëveshje me NTP “Shkupi”.

Pas takimit që kanë pasur në drejtorinë e NTP “Shkup” në Autokomandë, transportuesit privatë kanë bërë të ditur se janë marrë vesh me kompaninë që t’ua paguajë 80 për qind të borxhit, pra, siç thanë ata, u janë transferuar mjete në vlerë prej 40 milionë denarë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)