Mickoski: Nuk ka rritje të moshës për pension dhe taksa
Kryeministri, Hristijan Mickoski...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, thekson se nuk kanë ndërmend ta rrisin moshën për pension dhe as taksat, që ishte propozim i Këshillit Fiskal, por edhe pjesë e rekomandimeve të Bankës Botërore.
Sipas tij, në fokus janë politikat për reduktimin e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal për të mbledhur më shumë para në buxhet.
“I qëndroj absolutisht këtij qëndrimi, askush nuk duhet të ketë dilemë këtu. Jemi të fokusuar në politika që do të nënkuptojnë uljen e ekonomisë gri, uljen e evazionit fiskal, më shumë para për të mbledhur në buxhet, njëkohësisht rritje ekonomike dhe më shumë para të arkëtuara ne atë mënyrë në buxhet se si mund t’i shërbejmë të gjitha këto, për të cilat për momentin më duhet të them se jemi absolutisht likuid. Edhe pas një kohe të gjatë kemi pasur suficit në buxhet në një muaj, mendoj se ishte tetori, rreth 17 milionë eurosh, nuk ishin miliarda, ishin 200-300 milionë, kështu që është më e lehtë të godasësh në kurriz të qytetarëve. Nuk do ta bëjmë kurrë këtë, nëse nuk i shterojmë të gjitha mundësitë që kemi.”, ka deklaruar Mickoski.
